E zë poshtë biçikleta, humb jetën një person

Foto ilustruese

E zë poshtë biçikleta, humb jetën një person

12:17 07/11/2017

Moti i keq i ka kushtuar jetën një burri këtë të martë në Sarandë.

Bëhet fjalë për një 60 – vjeçar, i cili humbi ekuilibrin teksa mbante të duar biçikletën e tij. Për pasojë, mjeti ka rënë mbi të dhe për shkak të goditjes ai ka gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:40, në lagjen ”Nr.1”, tek ”Rrethrrotullimi i Butrintit’.

Viktima, i identifikuar vetëm me iniciale D.L, sipas policisë, ka humbur ekuilibrin për shkak të lagështirës së rrugës. Autoritetet po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

/tvklan.al






Të ngjashme