I shkon në dasmë të dashurës, familjarët e nxjerrin me shkelma
Një dasmë në Korçë është kthyer në sherr.
Gazetarja e “Aldo Morning Show”, raporton se një djalë i ka shkuar në dasmë të dashurës së tij në një fshat të Korçës. Sipas gazetares djali kishte qenë i pirë në momentin që ka shkuar tek dasma dhe ka takuar familjarët duke i’u treguar atyre më shumë nga duhet.
“Dasma në një fshat të Korçës ditën e shtunë është kthyer në sherr. I dashuri i ka shkuar në dasmë vajzës që po martohej, kishte kthyer disa gota dhe kishte hyrë brenda. Ai ka takuar edhe familjarët e saj dhe ka folur me ta i papërgjegjshëm për ato ç’ka nxjerrte nga goja. Familjarët e kanë marrë djalin dhe e kanë nxjerrë me shkelma jashtë”,
tha gazetarja.
/tvklan.al