I shpërthen bomba në makinë, në gjendje të rëndë 30 vjeçari nga Berati (23 Dhjetor 2000)
Shpërthimi i një bombe në një makinë që po qarkullonte në rrugët e qytetit të Beratit, plagosi shumë rëndë drejtuesin e automjetit dhe e nxorri atë jashtë përdorimit. Policia po heton nëse viktima Eno Xhokaxhi i cili është plagosur rëndë në të dyja këmbët është qëlluar nga persona të tjerë. Sipas polisë granata mund të ketë shpërthyer pasi ka qenë e harruar në sediljen e makinës së viktimës.
Drejtuesi 30-vjeçar i kësaj makine ka lindur në këtë qytet dhe banon në Tiranë. Qyteti i Beratit është i njohur për skenat e dhunshme dhe viktimat e shumta. Kjo ngjarje ndodhi sot paradite rreth orës 10:00 në një nga rrugët e lagjes “10 korriku”.
Menjëherë pas shpërthimit policia rrethoi vendin e ngjarjes duke nisur verifikimin e provave dhe hetimin që e transportoi Xhokaxhiun me urgjencë për në spitalin e qytetit. Mjekët dhe burimet e policisë thanë se i plagosuri është dëmtuar rëndë në të dyja pulpat e këmbës dhe se ka humbur shumë gjak. Tani po punohet që të evitohen prerja e mundshme e këmbëve të viktimës dhe për të zbuluar shkaqet që e çuan atë në këtë gjendje./tvklan.al