I thotë burrit do shkoj të rregulloj flokët, zhduket gruaja në Tiranë 


I thotë burrit do shkoj të rregulloj flokët, zhduket gruaja në Tiranë 

15:41 20/09/2017

Një grua nga Kashari e cila kishte ardhur bashkë me bashkëshortin e saj në Tiranë është zhdukur pa lënë gjurmë. Gazetarja e “Aldo Morning Show”, raporton se çifti kishte një festë familjare në Tiranë dhe 42-vjeçarja i kishte thënë se do shkonte në parukeri të rregullonte flokët ndërkohë që burri e priste në kafene. Por, pas dy orësh burri i shqetësuar ka shkuar në parukeri, nga ku i kanë thenë se gruaja ishte larguar.  Burri është kthyer në shtëpi, por nuk e ka gjetur, ndërkohë që edhe të afërmit nuk kanë informacion për të.

“Një 42-vjeçare i është zhdukur dje nga duart bashkëshortit të saj. Të dy banonin në Kashar dhe kishin ardhur në Tiranë për një festë familjare. Por, pasi kishin zbritur në Tiranë, gruaja i kishte thënë bashkëshortit se do shkonte në parukeri për të rregulluar flokët. Bashkëshorti e kishte pritur në kafe 2 orë dhe më pas kishte shkuar në parukeri ku i kishin thënë se gruaja ishte larguar. Burri ka shkuar në festë dhe më pas është kthyer në shtëpi, por nuk e ka gjetur. Mbrëmë ka lajmëruar të afërmit dhe ka pyetur për të, por nuk e kanë gjetur. Thonë që mund të ketë edhe probleme psikologjike”, tha gazetarja.

/tvklan.al

 

 






Të ngjashme