I thyejnë xhamin dhe i vendosin granatë brenda makinës


I thyejnë xhamin dhe i vendosin granatë brenda makinës

10:11 07/06/2017

Një granatë difensive, u gjet e hedhur brenda një veture “Volkswagen Pasat”, në pronësi të Erion Haxhiut, mëngjesin e kësaj të mërkure. Ngjarja ndodhi në rrugën “Besnik Ceka”, në një shtëpi private në Laprakë.

Vetë pronari i mjetit, përpara se të nisej për në punë në orët e para të mëngjesit konstatoi se xhami i trekëndëshit të pasmë në krahun e majtë të veturës ishte i thyer. Në brendësi të veturës në ndenjësen e pasme të saj, ishte hedhur edhe një granatë difensive.

Menjëherë ai njoftoi policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, për të nisur hetimet. Po ashtu njësia xheniere e RENEA-s, mbërriti aty për të çaktivizuar lëndën plasëse.

Pas veprimeve të kryera, ekspertët antieksploziv neutralizuan granatën duke e bërë atë të parrezikshme. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes e cila u klasifikua si kanosje./ TV KLAN 

***

Një qytetar ka zbuluar se brenda makinës së tij i kishin vendosur një granatë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besnik Ceka” në Tiranë gjatë orëve të mëngjesit.

Policia e kryeqytetit njofton se automjetit Volkswagen i kishin thyer xhamin trekëndësh dhe brenda makinës kishin vendosur një granatë. Ky objekt u zbulua nga vet pronari i makinës, qytetari me iniciale E.H,  i cili njoftoi menjëherë policinë.

Në vendngjarje mbërritën forcat xheniere, të cilat konstatuan se objekti ishte një granatë mësimore. Dyshohet se ngjarja mund të jetë paralajmërim. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e këtij akti. /tvklan.al






Të ngjashme