I varur nga droga, vjedh shtëpinë e tij për të blerë lëndë narkotike (8 Nëntor 1999)


I varur nga droga, vjedh shtëpinë e tij për të blerë lëndë narkotike (8 Nëntor 1999)

14:50 08/11/1999

Vjedh në shtëpinë e tij për të blerë drogë. Prej kohësh tashmë jemi mësuar me historitë e të rinjve dhe adoleshentëve drogmenë që për të sigurur miellin e bardhë detyrohen të vjedhin. Por rasti i fundit i këtij lloji është akoma më i koklavitur.

Një 18 vjeçar nga Tirana përdorues i rregullt i drogës prej tre vjetësh, i ndodhur ngushtë me para vidhte orenditë e shtëpisë së tij dhe më pas i shiste. Me lekët e fituara rreth 1 milion lekë ai blinte drogën që organizmi i tij tashmë e kërkonte patjetër.

Sipas Policisë ky i ri ishte dënuar më parë për vjedhje dhe aktin e kishte kryer për të blerë drogë. Pas dënimit i riu narkotiv mendoi më mirë të vidhte orenditë e shtëpisë së tij kështu i shpëtonte dhe burgut. Por babai i tij vendosi ta denoncojë atë vetë në Polici e cila nuk ka hezituar nga ana e saj t’i vejë prangat 18 vjeçarit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme