I vendosi tritol shtyllës elektrike, arrestohet 20-vjeçari (emri)
Një 20-vjeçar në Kukës është arrestuar nga policia për vendosjen e një tritoli në një shtyllë të energjisë elektrike.
Feim Lugja nga fshati Kalimash, ditën e djeshme i vendosi tritolin shtyllës së tensionit që furnizonte me energji ish-fabrikën e kromit. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Policia mundi të zbardhte ngjarjen dhe identifikoi autorin brenda një kohe të shkurtër. Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën 32 metër fitil zjarr-përcjellës dhe një sasi të vogël kanabisi.
Ndërsa në vendngjarje u gjet fitil 6 metër, i ngjashëm me atë që iu sekuestrua në banesë. Policia thotë se 20-vjeçari Feim Lugja kishte kërkuar të rikthehej në punë dhe nuk e kishin pranuar, e për këtë arsye vendosi eksplozivin në shtyllën që furnizon ish-fabrikën e kromit.
/tvklan.al