I vihet emri shëtitores “Ahmet Zogu” – (17 Maj 2000)


I vihet emri shëtitores “Ahmet Zogu” – (17 Maj 2000)

19:51 17/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kjo është shëtitorja “Ahmet Zogu”. Beteja e emrit nisi që në fillim të Prillit, të jetë apo të mos jetë Zogu i I. Kjo ishte çështja që u shtrua mbi asfaltin nga materniteti në hotel Tirana. Në 21 Prill Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi që emri i Mbretit të parë dhe të fundit të Shqiptarëve i vihej shëtitores që dikur quhej Stalin. Menjëherë reaguan anti-monarkistët, që filluan të mbajnë shpresat në një kthim të këtij vendimi nga prefektura.

Në prefekturën e Tiranës shpjeguan se vendimi i Këshillit Bashkiak mbrriti gjashtë ditë pas miratimit dhe se prefekti Taulant Dedja kishte në dispozicion dhjetë ditë për ta kundërshtuar atë dhe më në fund dhjetë ditëshi mbaroi dhe monarkistët morën frymë të çliruar për këtë akt, që në fund është një shenjë emancipimi dhe qytetarie e politikës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme