I vodhi makinën këngëtares Adelina Tahiri, dënohet i riu
Një 19 – vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pasi i ka vjedhur automjetin këngëtares, Adelina Tahiri.
Ngjarja ka ndodhur në 17 Mars të këtij viti, në zonën e ish – Bllokut. Mbrëmjen e kësaj dite, rreth orës 20:30, Aleks Manaj ka mashtruar këngëtaren se do t’i parkonte makinën me targa KS 9512AJ, tip “Wolswagen”.
Këngëtarja maqedonase i ka besuar të riut, pasi këtë gjë e kishte bërë edhe më parë. Pasi i ka marrë çelësat, ai është larguar.
Manaj është kapur po atë ditë nga policia. Për këtë ngjarje, 19 – vjeçari është dënuar me 1 vit burg. Ndërkohë automjeti i është kthyer sërish këngëtares
./tvklan.al