I vodhi një turisti 8300 euro, Gjykata e Sarandës liron ukrainasin


I vodhi një turisti 8300 euro, Gjykata e Sarandës liron ukrainasin

14:42 15/08/2017

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë ukrahinasin Oleg Koval.

43 – vjeçari u arrestua tre ditë më parë për vjedhjen 8.300 eurove në një hotel në Sarandës, të cilat i përkisnin një turisti.

Koval është lënë i lirë pasi pagoi garancinë prej 8 mijë eurosh. Ukrainasi u prangos në Aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Pas kontrollit, policia i gjeti 32 prerje 50 euro.

Tv Klan






Të ngjashme