I vuri gjobë gjyqtarit, dënohet avokati


I vuri gjobë gjyqtarit, dënohet avokati

10:32 20/05/2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2 vjet burg avokatin Arjan Kalajën. Kjo masë është dhënë pasi ai ka vendosur “gjobë” anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Me anë të një mesazhi telefonik i ka kërkuar gjyqtari Thanza të paguajë në formë gjobë shumën prej 8 mijë dollarësh. Në të kundërtën, e ka kërcënuar se do i drejtohet mediave për të denoncuar aferat korruptive.

Ky mesazh kërcënues mësohet se është nisur në verën e 2013 vetëm pak muaj pasi gjyqtari Thanza është emëruar pranë Gjykatës së Lartë, pas mbarimit të mandatit si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese.

Pas këtij mesazhi kërcënues mësohet se gjyqtari Thanza i ka kthyer përgjigje, duke pyetur se kush ishte pasi nuk e njihte numrin. Më pas e ka kallëzuar në polici për mesazhin shantazhues.

/tvklan.al






Të ngjashme