I vuri zjarrin malit, pranga 34- vjeçarit
Një 34 – vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Edmond Rodi, 34 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë ka vendosur zjarr në vendin e quajtur "PALAHOR", në kodrat e fshatit Luzat, Tepelenë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe prej dy hektarësh kullot me shkurre. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e diel. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./tvklan.al