I vuri zjarrin ullinjve, arrestohet 63 –vjeçari


I vuri zjarrin ullinjve, arrestohet 63 –vjeçari

11:15 15/07/2017

Vlorë- Një 63- vjeçar është arrestuar nga policia, pasi në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua”  i ka vënë flakën një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullinj (10-vjeçar) në pronësi të 3 bashkëfshatarëve tij.

Në pranga ka rënë Ylli Hoxhaj, 63 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Bashkia Selenicë.

Hoxha, është autori i zjarrvënës së qëllimshme dhe akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./tvklan.al






Të ngjashme