I vuri zjarrin vetes, identifikohet viktima
Sarandë-Et’hem Seferaj, 77 vjeç, është personi që një ditë më parrë i vuri zjarrin vetes me benzinë. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 17:43, në lagjen Nr. 4 në Sarandë, poshtë rrugës “Mitat Hoxha”.
Policia e qytetit bregdetar thotë se sipas familjarëve, i moshuari vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai 7 muajt e fundit nuk pranonte mjekim nga mjekët.
Ka qenë një dëshmitar ai që ka parë të moshuarin teksa po i vinte flakën vetes dhe ka ndërhyre për të shuar flaket, por nuk ka mundur ta shpëtojë dhe më pas ka njoftuar menjëherë policinë e Sarandës. Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me benzinë./ tvklan.al