I zë poshtë dëbora, humb jetën 12 – vjeçari
Një 12 – vjeçar humbi jetën ndërsa një tjetër ndodhet në spital, pasi ngecën poshtë një pirgu dëbore për orë me radhë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Albany të New York, SHBA.
Shefi i policisë, Feorge Bell, tha se kishin qenë familjarët e njërit prej të miturve që kishin njoftuar për zhdukjen e tyre.
Oficerët e policisë dalluan gjurmët e një slite drejt një parku. Ata e gjetën këtë të fundit pranë një pirgu të madh dëbore dhe nisën ta hiqnin atë, ku zbuluan njërin prej djemve pa ndjenja, ndërsa tjetrin që po përpiqej të dilte.
Sipas Bell, oficerët hoqën rreth 7 ton dëborë me lopata dhe duar në rreth 10 minuta, në përpjekje për të nxjerrë fëmijët.
Fatkeqësisht, për 12 – vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.
Sipas autoriteteve, gjatë kohës që fëmijët po luanin, në atë zonë punonjësit po punonin për heqjen e dëborës, megjithatë mbetet e paqartë sesi mund të kenë përfunduar të vegjëlit poshtë pirgut të dëborës./tvklan.al