“Ia dërgova babit diplomën e Ekonomikut dhe i thashë do bëhem moderatore” (Video)
Ajo është një moderatore shumë e dashur në Kosovë dhe padyshim një ndër më të suksesshmet. Që në fillimet e saj Kaltrina Mikushnica ka spikatur jo vetëm për elokuencën në të folur dhe mënyrën e prezantimit, por edhe për stilin e saj.
Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku foli për karrierën e saj në televizion. Gjatë intervistës ajo tregoi se gazetaria ka qenë ëndrra e saj ndërkohë që studimet i ka përfunduar për degën “Ekonomik”. Siç tregon ajo, emisionet e mëngjesit janë ato ku Mikushnica jep maksimumin e saj.
“Dëshira ime ka qenë gjithnjë gazetaria, por prindërit nuk më përkrahën për të vazhduar këtë degë sepse donin të bëja “Ekonomikun”. Dhe unë mbarova Fakultetin Ekonomik dhe ia dërgova babit diplomën dhe i thashë: Urdhëro, se unë po shkoj të bëhem moderatore”. Emisionet e mëngjesit janë ato ku e shoh veten sepse reflektoj energji. Më pëlqen konkurrenca dhe kënaqem kur shoh prezantues të mirë që i japin vlerën kësaj pune. Secili moderator ka energjinë e vetë unike që ia jep shikuesit”,
tha moderatorja.
/tvklan.al