Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit me 11.7%, më e madhja në rajon


Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit me 11.7%, më e madhja në rajon

12:04 30/09/2021

Në 6 muajt e fundit, ekonomia shqiptare u rrit me 11.7 përqind, një rritje kjo sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është më madhja në rajon.

Ekonomia shqiptare që në vitin 2020 tregoi që kishte aftësi rikuperuese dhe bizneset shqiptare treguan që kishin qëndrueshmëri për të përballuar jo vetëm krizën e pandemisë, por edhe të tërmetit. Në tremujorin e dytë të këtij viti, rritja shënoi 18 përqind, ose 17.9 % për të qenë më të saktë. Kjo shifër na jep sinjale pozitive për ecurinë e qëndrueshme në të ardhmen dhe gjithashtu nga bën besimplotë për politikat e ndërmarra tashmë për rimëkëmbjen ekonomike, për garantimin e qëndrueshmërisë së saj dhe për arritjen e objektivit 4.5 % të qëndrueshëm gjatë viteve të ardhshme”.

Norma vjetore e Produktit të Brendshëm Bruto u zgjerua me 18 %. Kjo shifër në tremujorin e parë ishte 5.5 %, pra ka ardhur duke u rritur dhe duke u përmirësuar. Në total në 6 mujor, ekonomia shqiptare u rrit m 11.7 përqind, që është rritja më e madhe e rajonit. Të gjitha ekonomitë e rajonit, përfshirë Kosovë, RMV, Malin e zi dhe Serbinë, kanë pasur një ulje më të ulët, e vetmja ka qenë Kosova që ka pasur një ulje dyfishore, por nuk arrin rritjen tonë prej 11.7 përqind”./tvklan.al






Të ngjashme