Ibrahimovic mendon kthimin te Milan


Ibrahimovic mendon kthimin te Milan

17:30 31/07/2017

Zlatan Ibrahimovic po vlerëson mundësinë e rikthmit në Serie A për të luajtur me Milan. Sipas “Tuttosport” kjo mund të realizohet pavarësisht pagesës së lartë që do të kërkonte Ibra, por nuk do të paguhet për kartonin e tij, pasi është një futbollist i lirë.

Sulmuesi suedez është aktivizuar me Milan për 2 sezone, duke lënë gjurmë. 36-vjeçari është në fazë rehabilituese pas dëmtimit të rëndë në gju, në takimin më 20 Prillit me Anderlecht, në Europa League.

Zlatan Ibrahimovic, edhe pse ende i dëmtuar kërkohet edhe nga ekipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Alternativë tjetër për sulmin e Milan që po zhvillon një merkato të jashtëzakonshme me shumë afrime është edhe Endison Cavani. Afrimi i Neymar te Paris Saint Germain do të ulte në stol dhe kthimi në Itali do të ishte një zgjidhje. 

Tv Klan






Të ngjashme