Ideja e 5-vjeçarit bëhet inspirim për të gjithë!
Një 5-vjeçar i ka dhënë të gjitha dhuratat që ishin mbledhur në ditëlindjen e tij, për fëmijët me më pak fat.
Nathan Hill, i cili festoi ditëlindjen e tij më 28 Maj, vendosi për t’i dhënë dhuratat e tij, pasi e ëma i kishte thënë se aty pranë gjendeshin fëmijë që jetonin pa prindër. Ai përzgjodhi një seleksion makinash, kukullash, dinosaurësh plastikë dhe tollumbace, të cilat i ishin dorëzuar qendrës së dhurimit Barnardo në Oxgangs, Skoci, ditën e premte.“Kjo ndodhi kur unë e vendosa atë një natë në shtrat. Ai më pyeti nëse ka fëmijë të cilët nuk kanë patur gjithçka që ai kishte. Nathan ishte me të vërtetë i mërzitur, kur unë isha duke i thënë atij në lidhje me disa fëmijë aty përreth, të cilët nuk janë rritur me prindër dhe ai dëshironte të bënte diçka për t'i ndihmuar ata”,
tha nëna e tij, Julie. Nathan donte të dhuronte lodrat për fëmijët në Edinburgh që nuk kishin nënë ose baba, kështu që ne kontaktuam me qendrën “Barnado”në Skoci, pasi e dinim se ato ndihmojnë këta fëmijë jetimë. Pas kësaj, Hawys Kilday, ndihmës drejtor i "Barnardo" në Edinburg, e falënderoi Nathan për dhurimin e tij."Është fantastike që Nathan hoqi dorë nga dhuratat e tij të ditëlindjes, për të ndihmuar fëmijët e tjerë,”
tha ai. Bujaria e vogëlushit u bë inspirim për shumë nga miqtë dhe koleget e nënës së tij , pasi ajo postoi idenë e djalit të saj në Facebook./tvklan.al