Identifikim elektronik për votuesit në RMV


Identifikim elektronik për votuesit në RMV

20:20 08/10/2021

Në rast dështimi do kalohet në votimin tradicional

Procedura e votimit nuk do të ndryshojë shumë nga zgjedhjet e kaluara, përveç shenjave të gishtërinjve, që në vendin tonë do të përdoren për herë të parë.

Gishti i djathtë tregues, në aparat do t`i aktivizojë të dhënat që parapakisht janë vënë për votuesin dhe do të tregojë nëse dikush është në listën zgjedhore, nëse mund të votojë apo ka votuar në ndonjë vendvotim tjetër.

Aparatet do të qëndrojnë në tavolinë në të gjitha këshillat zgjedhore, nga një në çdo vendvotim. Çdo dy orë aparati do të shtyp raportin për numrin e përgjithshëm të votuesve që kanë votuar në vendvotime.

Kryetari i KSHZ-së siguron se nesër me dërgesën e fundit do të sigurohen mjaft aparate për të gjitha vendvotimet. Do të ketë aparate rezervë si dhe plan nëse ndonjë prej tyre prishet apo nuk ka rrymë elektrike.

Lidhur me problemet me rrymën në 34 vendvotime, nga KSHZ-ja kanë thënë se defektet do të mënjanohen, në të kundërtën do të shfrytëzohen UV-Llamba dhe spreje.

KSHZ-ja shpreson se me këto aparate do të tejkalohen problemet e vazhdueshme me votuesit fiktivë që paraqiten nëpër lista zgjedhore në çdo palë zgjedhje.

Klan Macedonia 






Të ngjashme