Identifikohen atentatorët e ish – Kryeministrit
Prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviç, në muajin tetor.
Prokurorët i kanë identifikuar dy rusët si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov.
Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindelliçin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin.
Raportohet se ata i kanë dhënë Sindelliçit 200,000 euro.
Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliçin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar.
Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet.
Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.
/Radio Evropa e Lirë