Identifikohet autori i marrjes peng të autobusit në Greqi (14 Korrik 1999)


Identifikohet autori i marrjes peng të autobusit në Greqi (14 Korrik 1999)

11:46 14/07/1999

Sot në orën 14.30 një shqiptar i quajtur Aleksandër Nano ka marrë peng autobuzin e linjës Igumenicë-Selanik. Në autobus ku udhëtonin 50 pasagjerë, pengmarrësi ka hyrë me maskë dhe me dy granata në dorë. Ai ka detyruar autobuzin të qëndrojë para Postës së Policisë së fshatit duke i kërkuar policisë 250 milion dhrahmi dhe 2 automatikë brenda 15 minutave.

Pasi nuk i janë plotësuar kërkesat autobusi është nisur në drejtim të Selanikut. Më vonë ai ka lëshuar 45 pengje dhe ka mbajtur vetëm 4 persona dhe shoferin me fatorinon. Policia e ka shoqëruar autobusin me eskortë. Pasi ka diskutuar me policinë ai nuk është bindur.

Qeveria Greke ka urdhëruar që autobuzi grek të mos lejohet të hyjë në Shqipëri por kjo pa rrezikuar jetën e pengjeve. Mendohet se arsyeja e marrjes së autobusit është grisja e dokumentave të pengmarresit nga policia greke./tvklan.al






Të ngjashme