Arrestohet autori i shpërthimit në New York

Policia publikoi 3 foto të ndryshe të Ahmad Khan Rahami dhe një të kapur nga kamerat e sigurisë

Arrestohet autori i shpërthimit në New York

17:40 19/09/2016

Arrestohet Ahmad Khan Rahami, i dyshuar si autor i shpërthimit në Manhatan të New York, ku mbetën të plagosur 29 persona. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, sipas të cilave, ai u neutralizua pas shkëmbimit të zjarrit me efektivët e policisë.

Më herët, autoritetet thanë se Rahami është një 28-vjeçar me origjine nga Afganistani, rezident në New Jersey.

Pas kontrollit të videove nga kamerat e sigurisë, autoritetet thanë se i njëjti person, Ahmad Khan Rahami, shfaqet në të dy vendet ku u gjetën bombat artizanale.

Ndërkohë një tjetër ngjarje alarmoi autoritetet. Një çante shpine e hedhur në një kosh mbeturinash, kishte brenda saj pesë pajisje të vogla shpërthyese në New Jersey.

Ato u çaktivizuar me anë të shpërthimit në mënyrë të kontrolluar nga një robot. Çanta ishte hedhur në një kosh mbeturinash vetëm 500 metra larg stacionit kryesor të trenit./

tvklan.al






Të ngjashme