Identifikohet autori i sulmit të dyshuar terrorist pranë xhamisë në Londër
Policia britanike ka identifikuar autorin e sulmit terrorist në Londër, që përplasi me furgon besimtarët që sapo dolën nga një xhami. Autoritetet thonë se i dyshuari është Darren Osborne 47 vjeç nga Cardiffi, Wales.
Nga sulmi që ndodhi gjatë natës, një person humbi jetën, kurse 10 të tjerë mbetën të plagosur. Furgoni i drejtuar nga Darren Osborne përplasi besimtarët që sapo kishin dalë nga një xhami në veri të Londrës. Para se të arrestohej nga policia, ai bërtiste “dua të vras myslimanët”. 47-vjeçari ishte kapur dhe po mbahej nga disa kalimtarë, deri sa mbërritën autoritetet./tvklan.al