Identifikohet autori që aksidentoi 2 efektivët e policisë
Identifikohet autori që aksidentoi 2 efektivët e policisë
Shpërndaje
10:28 30/03/2014Pak orë pasi aksidentoi 2 efektivët e policisë , blutë e kryeqytetit kanë arritur të identifikojnë njërin prej dy të dyshuarve. Policia njoftoi se njeri prej të rinjve është Zhenklaudjo Sallaku, 19 vjeç, me precedentë penal për « vjedhje me dhunë ».Pasditen e djeshme, dy të rinj kanë tentuar të grabisin, të maskuar 3 gra në zonën e ish-bllokut dhe në përpjekje për tu larguar kanë përplasur me motor një policë pranë hotel «Rogner ».Policia tha se më pas, autorët kanë aksidentuar edhe një tjetër policë në zonën e Pazarit të ri, i cili është përpjekur t’i ndalojë ata, pasi ishte sinjalizuar në radio për ecurinë e ngjarjes.Aty, dy të rinjtë, kanë braktisur motorrin dhe janë larguar në rrugicat e lagjes.Policët e aksidentuar, R. Dogjani dhe A.G kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas janë rikthyer në banesë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të rinjtë janë shpallur në kërkim.Tv Klan