Identifikohet kufoma e mbytur në liqenin e Tiranës (29 Korrik 2000)
Identifikohet kufoma e të mbyturit në liqenin e Tiranës. Ai është Besnik Sado 20 vjeç nga fshati Prisk . Pasi është nxjerrë dje nga liqeni në një gji të tij duke dalë vetë në sipërfaqe, kufoma e 20 vjeçarit është dërguar në morgun e Tiranës. Në fillim shkuan prindërit e dikujt tjetër pasi menduan se kufoma ishte e djalit të tyre, por më pas u identifikua se nuk ishte viktima e tyre.
Rreth mbrëmjes, prindërit e viktimës janë futur në morg ku dhe kanë njohur djalin e tyre pasi viktima nuk ishte identifikuar ende. 20 vjeçari ishte futur në liqen duke mos dalë më dhe trupi i mbytur i tij doli vetë në sipërfaqe pas kërkimeve nga polumbarët. Depresioni mendor i momentit apo infarkt në zemër janë dy pistat e ngritura nga hetimi ligjor./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj