Identifikohet një nga autorët për vrasjen e trefishtë në Elbasan


Identifikohet një nga autorët për vrasjen e trefishtë në Elbasan

19:55 04/02/2021

Shpallet në kërkim 33-vjeçari Mikel Qosja

35-vjeçari Mikel Qosja dyshohet si një nga autoret e vrasjes së trefishtë në Elbasan mbrëmjen e 29 Dhjetorit 2018, ku u ekzekutuan në Elbasan, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.

Mikel Qosja është shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si një nga personat që morën pjesë në ekzekutim dhe të cilët qëlluan me breshëri drejt Endrit Alibejt. Për ekzekutimin në fjalë, policia dyshon se ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Më pas kanë ndodhur disa vrasje që mendohet se kanë lidhje me këtë ngjarje. Në verën e vitit të shkuar u vranë brenda pak ditësh Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Në lidhje me këto vrasje, prokuroria akuzoi Erion Alibejn, vëllain e Endrit Alibejt të ekzekutuar në atentatin e 29 Dhjetorit. Erion Alibej u arrestua në 18 Shtator të vitit të shkuar pikërisht për këto dy vrasje.

Tv Klan






Të ngjashme