Identifikohet dy prej terroristëve të Londrës
Policia britanike ka publikuar identitetet e 2 prej 3 terorristëve që mbollën terror mbrëmjen e së shtunës në Londës, duke shkaktuar 7 viktima dhe 48 të plagosur. Ata janë Khuram Butt 27- vjeç dhe Raxhid Redouane 30- vjeç, këtë që shihni në këtë foto. Për 30-vjeçarin Redouane, me origjinë marokeno-libiane, nuk kishte të dhëna që e lidhnin me mjediset xhihadiste.
Ndërsa për 27-vjeçarin Butt, i cilësuar si koka e komandos terroriste, inteligjenca britanike zotëronte një dosje të plotë për prirje radikale. Ai kishte marrë pjesë në një reportazh të Channel 4, ku fliste për xhihadistët që vepronin në Britani. Ne mes te dites, ne mes te Londres, ai bashke me disa radikale te tjere, hapen flamurin e ISIS në një park publik.
12 persona janë vënë në pranga. Kontrolle janë ushtruar në lagje të ndryshme të Londrës. Mbrëmjen e së dielës, ISIS mori përgjegjësinë për sulmin.
Ngjarja e rëndë ngre shumë pikëpyetje për shërbimin sekret MI5, pasi ky është rasti i dytë që një individ i mbikqyrur kryen sulm terrorist, pas Khalid Massoud i cili vërshoi me kamion në urën Uestminster më 22 mars.
Sulmi vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme në Britani. Kreu i Laburistëve Jeremy Corbyn, kërkoi dorëheqjen e kryeministres May, të cilën e akuzon për paaftësi në mbajtjen e rendit publik. Polemika janë krijuar edhe mes kryebashkiakut të Londrës Sadiq Khan dhe presidentit amerikan Donald Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë kritikoi fort një deklaratë të Khan, i cili thoshte se nuk ka arsye për t’u alarmuar.
Tv Klan