
Identifikohet personi i mbytur dje në Durrës
Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e personit, i cili ditën e djeshme u gjet i mbytur në vendin e quajtur Hamallaj.
Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se viktima është 57 – vjeçari Xh.V, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e trupit të viktimës policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se shkak ka qenë ataku kardiak./tvklan.al