Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Itali
Mediat italiane kanë publikuar identitetin e shqiptarit që humbi jetën në Itali. Ai është Arben Kola 32 vjeç, baba i dy fëmijëve.
Viktima u dhunua për vdekje nga një tjetër shqiptar, pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin në një lokal për motive ende të panjohura. 32-vjeçari Arben Kola u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte.
Autori 26-vjeçar, i cili u arratis për disa orë pasi ndodhi ngjarja, ndodhet i arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia, e cila po mundohet të rindërtojë skenën e krimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë jashtë një lokali në Chiari në provincën e Breschia, Itali.
/tvklan.al