Idrizi kundër Gjicit dhe Takajt: Frikë nga ligji, jo nga policia në stadiume


Idrizi kundër Gjicit dhe Takajt: Frikë nga ligji, jo nga policia në stadiume

15:25 29/08/2018

Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi, është kundër rikthimit të policisë në brendësi të stadiumeve. Ndryshe nga presidenti i Kukësit dhe ai i Skënderbeut, që sollën edhe idenë e bojkotimit të kampionatit, shefi i klubit vlonjat thotë se tashmë ka ardhur koha që klubi të marrë përsipër edhe menaxhimin e tifozerisë.

“Ne nuk duhet të kemi frikë nga prania e uniformës së Policisë së Shtetit në stadiume, por nga forca e ligjit. Është një moment kur diçka e tillë duhet të ndodhë dhe në stadiume, nuk duhet më prania e Policisë së Shtetit”.

Idrizi shprehet edhe për idenë e bojkotit.

“Bojkot? Nëse duhet të vendosim për bojkot, duhet të vijë nëse cënohet gara, kur prishen rregullat e lojës. Kur shiten apo blihen ndeshje, kur gjyqtarët vijnë të parapërgatitur për një ndeshje apo me xhepat plot për të përcaktuar në rezultat, por jo sepse nuk duhet të jetë Policia e Shtetit”.

Flamurtarti është një prej klubeve më të dënuara në sezonin e shkuar për shkak të sjelljeve të tifozëve në stadium. Edhe në ndeshjen e fundit, atë me Kukësin, pati tensione në stadium.

Tv Klan






Të ngjashme