Idrizi letër Nishanit: Mblidh partitë në një tryezë urgjente


Idrizi letër Nishanit: Mblidh partitë në një tryezë urgjente

13:29 12/04/2017

Kriza e thellë me të cilën po përballemi përditë, presidenti Bujar Nishani duhet të thërrasë në një tryezës të gjithë partitë politike

”. Kështu është shprehur kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë një prononcimi për median nga kryesia e Kuvendit.

Sipas Idrizit tryeza duhet të mblidhet sa më parë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës që ka pushtuar vendin.

 “Është radha që presidenti dhe partitë të japin kontribut e të mbajnë përgjegjësi. Të nisim një tryezë të përbashkët nga ku të gjithë bashkë të dalim me një zgjidhje që ia kemi detyrim qytetarëve. PDIU konsideron urgjencën e thirrjes së tryezës për të gjetur zgjidhje politike në mënyrë që nesër të mos jeni të detyruar të thirrni tryezën e këshillit të sigurisë kombëtare”, tha Idrizi./tvklan.al






Të ngjashme