Igumenicë, sekuestrohen 160 kg marjuanë
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 160 kilogramëve marjuanë në kufi me Greqinë. Droga u kap në fshatin Vrosina në Igumenicë.
Burime nga policia greke bëjnë me dije se lënda narkotike ishte e ndarë në 146 pako dhe trasportohej me një automjet me targa false, që rezulton të jetë vjedhur në Athinë.
Policia vuri në pranga edhe drejtuesin e automjetit, një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Redaksia/e.k