16:04 03/03/2014Një sasi prej 400 kilogramësh kanabis sativa me prejardhje nga Shqipëria u kap mëngjesin e sotëm nga policia e Portit të Igumenicës.Droga ishte e fshehur në një kamion me targa bullgare, që kishte si destinacion ItalinëLënda narkotike u zbulua nga qentë e antidrogës gjatë kontrollit rutinë në portin e Igumenicës.Ajo ishte fshehur poshtë një ngarkese me portokalle dhe ishte ndarë në 200 pako me nga 2 kilogram secila.Policia bëri sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e shoferit të maunes. Kjo nuk është hera e parë që policia e Igumenicës kap sasi të mëdha droge që vijnë nga Shqipëria.