Ikin dritat në teatër, shfaqja shtyhet me një orë
Kur koreografi spanjoll Pere Faura, i tha po, ftesës së Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Konteporan, për të sjellë në Tiranë, “Striptease”, të vetmen gjë për të cilën nuk ishte përgatitur, ishte mungesa e energjisë elektrikë në teatër, atë Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Shfaqja e vlerësuar nga “Aeroeaves” si një nga 20 shfaqjet më të mira bashkëkohore për vitin 2015, nisi me një orë vonesë. Shpëtimi nga dështimi i shfaqjes erdhi pasi drejtuesi i festivalit kontaktoi me drejtues të OSHEE dhe këta të fundit i mundësuan një gjenerator.
Ikja e dritave para shfaqjes tashmë e kishte bërë dëmin. Artisti jo vetëm që humbi qetësinë, por nuk i mjaftoi koha për të bërë provat teknike.
“Striptease”, trajton me humor dhe ironi pritshmëritë e publikut kur shkon në teatër për të parë një shfaqje që në titull të paralajmëron skena erotike. Në fund publiku e duartrokiti artistin, por ai u largua pa i dëgjuar ato.
Tv Klan