Ikona e modës 2018/ Naomi Campbell merr çmimin nga Këshilli i Dizejnuesve
Është cilësuar gjithmonë ikonë e modës, por këtë titull supermodelja Naomi Campbell do ta marrë zyrtarisht më 4 Qershor.
Do të jetë këshilli i dizenjuesve të modës së Shteteve të Bashkuara ai që do të premiojë 48-vjeçaren, e cila karrierën e saj e nisi që në moshën 16-vjeçare.
Sot përfaqëson bukurinë, jetën aktive dhe dëshirën për të jetuar, kurse frymëzimin për stilin, duke qenë londineze, sigurisht e ka marrë nga kultura urbane.
“Eshtë vertëtë një nder i madh për mua ky çmim”,
shprehet “Pantera e Zezë”, teksa nuk harron të falenderojë stilistët që e mbështëtën në rrugëtimin e saj.
Tv Klan