Ilaçet falas për refugjatët kosovarë – (13 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Për të ardhurit nga Kosova krahas shumë problemeve si ato të ushqimit, veshmbathjes dhe trajtimit të tyre në kamping është bërë një nevojë e ditës dhe kërkesa për medikamente mjeksore. Kështu në dhjetë farmacitë private të qytetit të Librazhdit paraqiten çdo ditë me receta të dhëna nga mjeku dhjetra fëmijë, gra dhe pleq për ti marrë ilaçe.
Por ndryshe nga qytetarët e tjerë të cilët paraqiten me librezën e shëndetit të lëshuar nga mjeku i familjes dhe një pjesë e recetës rimbursohet nga shteti, për të ardhurit nga Kosova problem ndryshon. Ata jo vetëm që nuk kanë libreza të tilla por nuk kanë as para që ti paguajn këto receta.
Ndonëse nga ana e farmacistëve janë dhënë dhjetra fatura falas, duke i paguar këto nga xhepi i tyre. Por zgjidhja nuk është kjo./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame