Ilacet në farmaci do shoqërohen me etiketën e sigurisë – (2 Shkurt 2001)


Ilacet në farmaci do shoqërohen me etiketën e sigurisë – (2 Shkurt 2001)

16:25 02/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këto barna që tregtohen në farmacitë tona janë të prodhuara në Komunitetin Europian. Ato janë të shoqëruara me këtë etiketë, e cila i siguron blerësit me identitetin dhe cilësinë e këtij produkti. Në kundërshtim nga kjo barnat e tregtuara tek ne nuk shoqërohen me këtë element sigurie. Inspektoriati shtetëror i farmaceutikës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka përpiluar një projekt i cili synon që gjatë këtij gjashtë mujori, për të gjitha barnat që tregtohen në farmaci, do të vendosen etiketat. Pajisjet me etiketa do të sigurojnë qytetarët për cilësinë e medikamentit, si dhe do t’i presin rrugën abuzimeve me çmimet e barnave./tvklan.al






Të ngjashme