ILD kërkon shkarkimin e Markelian Kuqos
Liroi nga burgu të dënuarin përjetë
Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vendosë në 14 Tetor nëse do pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo.
Sipas ILD-së, Kuqo liroi me kusht Gert Gjinararin, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Arben Grorit.
ILD thotë se me këtë veprim gjyqtari ka cënuar imazhin e sistemit gjyqësor dhe besimit të publikut.
Por sipas gjyqtarit, ILD nuk i ka dërguar një shkresë zyrtare dhe nuk ka asnjë argument për shkarkimin e tij.
Tv Klan