ILDKP, kontroll pasurive për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit


ILDKP, kontroll pasurive për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit

19:46 19/05/2014 ildkp okkInspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka filluar rikontrollin dhe hetimin administrativ për  gjyqtarët e gjykatave të Shkallës së Parë dhe ata të Apelit.

ILDKP u ka kërkuar strukturave të specializuara, si Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit se  në rast se disponojnë informacione për pasuri të fshehura ose të vëna në kundërshtim me ligjin nga gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë dhe ata të apelit, t’i depozitojnë pranë ILDKP-së.

TV KLAN





Të ngjashme