Ilia Stefo, kandidati i të majtës në Kolonjë
Koalicioni i majtë do të kandidojë mjekun Ilia Stefo përballë Dritan Hajros, që do të garoje nën logon e Aleancës se Djathte për bashkinë e Kolonjës. Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur të zyrtarizojë kandidaturën e ardhur nga dega e Kolonjës.
Zgjedhjet në bashkinë e Kolonjës do të zhvillohen në 20 nëntor pasi kryebashkiaku i LSI-së, Arben Malo ndërroi jetë nga nja atak kardiak. Kolonja është e dyta përballje e pjesshme lokale pas zgjedhjeve të 21 qershorit 2015.
Në 11 shtatori u mbajtën zgjedhjet në bashkinë e Dibrës, pas shkarkimit të kryebashkiakut Shukri Xhelili, i cili u përfshi në një skandal seksual./ TV KLAN