Ilir Daja del në stërvitje pavarësisht zërave për largim
Pavarësisht fjalëve për një largim të mundshëm të Ilir Dajës nga Tirana, ai u paraqit në stërvitje. Trajneri i bardhebluve rrezikon shumë pas humbjes me Luftëtarin dhe barazimit me Vllazninë sipas medave sportive në vend.
Drejtuesit e klubit nuk duan të komentojnë asgjë, por duket se situata nuk është e qetë. Ilir Daja mori drejtimin e Tiranës rreth 1 vit më parë dhe pavarësisht problemeve në fund të sezonit të kaluar duke mos arritur kupat e Europës ai qëndroi.
Dorëheqja e atëhershme nuk u pranuar nga presidenti Refik Halili. Në kërkim të një trajneri është edhe Korabi pas dorëheqjes së Artan Mërgjyshit.
Kandidat për ta zëvendësuar është Shpëtim Duro me të cilin ka patur kontakte, por ende nuk është arritur një akord. Faza e parë e këtij sezoni është shoqëruar me shkarkime apo dorëheqje nga trajnerët. Gjysma e ekipeve e ndërruan të paktën një herë drejtuesin e stolit me Teutën që ka patur 4 trajnerë deri më tani./ TV KLAN