Ilir Daja komenton vendimin e disiplinës
Komisioni i Disiplinës ndëshkoi Tiranën me 8 ndeshje pa tifozë, pas incidentit në derbi. Këtë masë e komentoi trajneri i bardhebluve Ilir Daja.
Ilir Daja – Trajner i Tiranës:
E padrejtë të na dënohet tifozeria me 8 javë dhe e kundërshtarit jo.
Tirana 3 javë nga fundit është 6 pikë larg zonës Europiane, Ilir Daja shpreson vetëm te matematika.
Ilir Daja – Trajner i Tiranës:
Nëse ekipet e tjerë do luanin si luan Tirana do të besonim. Tani na mban në lojë vetëm matematika.
Tirana do të luajë të dielën me Flamurtarin në Vlorë, ekip që ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin në Superligë.
Gara për titullin kampion mbetet e hapur me Partizanin 4 pikë larg Skënderbeut. Të kuqtë do të presin Bylisin dhe korçarët do të luajnë me Teutën në Durrës.
Tv Klan