Ilir Daja optimist për Europa League
Për të mos i lënë asgjë rastësisë, Skënderbeu do të kushtojë vëmendjen e duhur kundërshtarit nga Andorra në ndeshjen e turit të parë kualifikues të Europa League. Korçarët u kthyen nga Sllovenia pas një faze përgatitore. Trajneri Ilir Daja e ka të qartë se ç’duhet të bëjë më 29 qershor, Kundër St Julia.
Daja nuk e fsheh besimin se St Julia është një skuadër e kalueshme, por ende nuk ka filluar të mendojë për rivalin e turit të dytë.
Në Slloveni Skënderbeu zhvilloi 3 ndeshje miqësore të cilat i shërbyen teknikut Daja për të përgatitur lojtarët që të njohin lojën e njëri tjetrit.
/Tv Klan