Ilir Daja prezantohet te Flamurtari
Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Flamurtarit. 51-vjeçari ishte lajmëruar më parë se do të merrte ekipin vlonjat, por vetëm këtë të premte u bë zyrtare. Daja do të nisë një aventurë të re në Superligë ku është shpallur kampion me 3 ekipe të ndryshëm.
Ilir Daja, trajner i Flamurtarit :
Jemi vonë, por do të plotësohemi. Jemi në bisedime me disa lojtarë, të cilët nuk janë pjesë skuadrave të tjera.
Ilir Daja zhvilloi stërvitjen e parë ku ishin të pranishëm disa futbollistë që kanë qenë pjesë e ekipit, por edhe afrime të merkatos së verës si Idriz Batha. Flamurtari sezonin e kaluar synonte Kupën e Shqipërisë dhe pjesëmarrjen në Europë, por asnjë nga këto objektiva nuk u arritën.
Tv Klan