Ilir Daja, trajner i Flamurtarit
Ilir Daja te Flamurtari. 51-vjeçari, i cili ka qenë trajner i shumë skuadrave në Superligë, pritet të nisë një aventurë të re me ekipin vlonjat. Daja është takuar të martën me drejtuesit e Flamurtarit për detajet e fundit që në ditët në vijim të hedhë firmën në kontratë.
Ilir Daja është një trajner fitues dhe këtë e ka treguar duke fituar titullin kampion me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun. Ai u largua nga ekipi korçar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të mos pezulluar dënimin e UEFA-s që përjashton ekipin për 10 vite nga kupat e Europës.
Tv Klan