Ilir Daja trajneri i ri i Skënderbeut


Ilir Daja trajneri i ri i Skënderbeut

19:08 02/01/2017

Ilir Daja pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Skënderbeut. Pas lajmeve se Andrea Agostinelli nuk do të kthehej më në Korçë, mësohet se ish-tekniku i Tiranës, Daja do të jetë zëvendësuesi i tij të paktën deri në përfundim të sezonit.

Skënderbeu do të nisë më 6 janar fazën përgatitore në Antalia, ku do të zhvillojë edhe disa miqësore. Pozitat e Andrea Agostinelli u lëkundën edhe në nëntor, por u vendos t’i jepej edhe më shumë kohë. Skënderbeu është në vend të tretë në kampionat.

Në 18 ndeshje ka fituar 9, ka barazuar 5 dhe ka humbur 4. Disfatat e fundit janë me rivalë direkt për titullin si Kukësi dhe Partizani. Ilir daja është një prej trajnerëve me eksperiencë në superligën shqiptare. Ai është shpallur dy herë kampion me dy ekipe të ndryshme, me Elbasanin ne sezonin 2005- 2006 dhe me Dinamon në 2007 – 2008.

Tv Klan






Të ngjashme