Ilir Gjoni, Ministri i ri i Rendit Publik – (10 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
“Nuk do të ketë vend në policinë shqiptare për ata që shkelin ligjin, thyejnë disiplinën apo thyejnë akte rrugaçërie”. Ky ka qenë edhe lajtmotivi i prezantimit të Ministrit të ri të Rendit Publik, Ilir Gjoni me drejtuesit e tjerë të ministrisë. Pasi ka vlerësuar punën e tyre dhe të ministrit të mëparshëm Poçi, Gjoni ka theksuar se vetëm ligji, duhet të jetë rruga që do të ndjek policia shqiptare në luftën kundër krimit.
Nisur nga vrasjet më të fundit të policëve në krye të detyrës, ministri i Rendit Gjoni theksoi, se do të reagohet me ashpërsi ndaj kujtdo, që do të guxojë të ngrejë dorë kundër policisë. Por dhe lufta kundër të inkriminuarve brenda radhëve të policisë, do të jetë objektivi i tij, ka premtuar Gjoni si ministër i Rendit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame