Ilir Gjoni: Për zgjedhjet parlametare të përdoret eksperienca e zgjedhjeve lokale (2 Prill 2001)
Në tre muajt e fundit Policia ka kapur 168 persona në kërkim ka goditur 3 rrjete të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ka arrestuar 47 trafikantë. Në analizën 3-mujore të policisë, zëvendësdrejtori i përgjithshëm Niko Brahimaj tha se është shënuar një ulje prej 10% të veprave penale, 14% të vrasjeve si dhe është rritur 7% zbulueshmëria e tyre.
Vitet e fundit tha Brahimaj policia ka pritur dhe shoqëruar mbi 5000 të ardhur nga Maqedonia. Ministri i Rendit Ilir Gjoni porositi forcat e policisë të përdorin eksperiencën e zgjedhjeve lokale të tetorit si bazë për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të qershorit./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame