Ilir Meta, 87 vjetori i policisë – (13 Janar 2000)


Ilir Meta, 87 vjetori i policisë – (13 Janar 2000)

17:00 13/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

87 vjetori i policisë shqiptare, përveç atyre që punojnë në këtë dikaster, mbledh për të uruar për këtë ditë krerët e shtetit shqiptarë. Presidenti Rexhep Mejdani, kryeministri Meta, minstri i Rendit Publik Spartak Poçi ishin të pranishëm në këtë takim, ku prezantohet historiku i policisë shqiptare që nga qeveria e Ismail Qemalit në 1913.

Ministri Poçi deklaron se viti 2000 shënon ristrukturimin e policisë në funksion të ligjit dhe të publikut. Gjithashtu Poçi flet për arritjet e policisë duke menduar ta afrojnë atë me vendet euroatlantike. Ndërsa presidenti Mejdani çmon sakrificat ndër vitet e vështira të shtetit shqiptarë. Ngushëllon të vrarët që u ndeshën me antiligjin. Kryeministri Meta flet per luften anti korrupsion.  

Kryeministri Ilir Meta:- “Qeveria është e vendosur për të filluar operacionin me duar  të pastra, me qëllim shërimin e vendit nga kjo plagë e madhe, diskretituese, që krijon mosbesim të publikut tek shteti dhe institucionet, që krijon panik te biznesi vendas dhe i huaj dhe që pasuron qeveritarë, zyrtarë të papërgjegjshëm”. 

Paratë e mbledhur nga lufta kundër korrupsionit, do të shkojnë drejt rrogave të policisë u shpreh Meta.

Ceremonia u shoqërua me dhnien e dekoratave mjaft policëve të kufirit, të cilët sakrifikuan gjatë luftës në Kosovë./tvkla.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme